Kurti: Serbia po rrezikon sigurinë tonë nacionale

Kurti: Serbia po rrezikon sigurinë tonë nacionale

13:06, 24/08/2022

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin në Bruksel që pati me presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kurti ka deklaruar se pala serbe panevojshëm po e eskalon situatën me veprimet e saj në fushën e sigurisë në një rikthim te fjalori i tij ku përmend tensionet.

“Jam thellësisht i bindur që pala serbe panevojshëm dhe krejt artificialisht është duke e eskaluar si retorikën ashtu edhe veprimet në fushën e sigurisë. Kjo bashkë me kërcënimet e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët duan t'i mbështesin vendimet legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si e tillë, kjo përben kërcënim të drejtpërdrejtë si të sigurisë nacionale ashtu edhe të rajonit në tërësi. Këto kërcënim, synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsi në negociata duke e kërcënuar Bashkimin Evropian por edhe SHBA-të me tensionet në të ardhmen', ka deklaruar Kurti.

Kurti ka folur edhe për kërcënimet e serbëve për largim nga institucionet e Kosovës.

"Kërcënimet me largim eventual të qytetarëve tanë të minoritetit serb ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës përbëjnë dominim të narrativës së kriminelëve si Milan Radojciq e jo të atyre që integrimin e shohin si opsionin prima”, ka thënë tutje Kurti.

E javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në selinë e Bashkimit Evropian, por nuk kanë arritur marrëveshje.

Pala serbe ka këmbëngulur që qytetarët nga veriu i Kosovës të përjashtohen nga vendimi për dokumentet e reja dhe që automjetet e tyre t’i regjistrojnë me shkronja neutrale ndaj statusit të Kosovës - KS, e jo RKS.

Kosova e ka hedhur poshtë ofertën e Beogradit, duke thënë se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje kompromisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco