Zjarri shkatërron resortin që frymëzoi filmin “Dirty Dancing’

Zjarri shkatërron resortin që frymëzoi filmin “Dirty Dancing’

09:31, 19/08/2022

Lajm i keq për të gjithë adhuruesit e filmit ‘Dirty Dancing’.

Një zjarr i madh ka shkatërruar pothuajse plotësisht hotelin Grossinger's Catskill Resort , vendi ku u xhirua filmi ‘Dirty Dancing.’

Pas një të kaluare të lavdishme resorti u braktis dhe ndërtesa kryesore u shkatërua për shkak të flakëve.

Grossinger është gjithashtu i njohur dhe për organizimin e dasmës së katërt të Liz Taylor me Eddi Fisher.

Plus që dhe legjenda e boksit Rocky Marciano stërvitej në palestrat e resorit.

Hoteli turistik ndodhet në të ashtuquajturën "Band Borscht", term kolokial i përdorur për zonën e pushimeve në malet Catskill të frekuentuara kryesisht nga hebrenjtë.

Disa skena të serialit "The Fantastic Mrs. Maisel" janë filmuar gjithashtu në atë zonë.

Në malet Catskill i kalonte pushimet verore dhe Eleanor Bergstein, skenaristja e filmit ‘Dirty Dancing’ dhe shpeshherë ajo në intervista të ndryshme ka folur dhe për ndikimin që patën qëndrimet e saj në Grossinger në film.

Të parët që dhanë lajmin për zjarrin e rënë në këtë resort ishin zjarrfikësit e Departmentit në Liberty të cilët postuan dhe foto të zjarrit. 

Departamenti tha se një kolonë tymi nga zjarri ishte e dukshme për disa milje përgjatë peizazhit të pyllëzuar dhe kodrinor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco