Ky është vendi më i bukur për momentin në Prishtinë (Foto)

Ky është vendi më i bukur për momentin në Prishtinë (Foto)

09:42, 19/08/2022

Në Prishtinë nga 17 korriku, është hapur për vizitor Hamami i madh i Prishtinës, në kuadër të “Manifesta 14 Prishtina”.

Hamami i madh i Prishtinës, daton nga shekulli XV, konsiderohet një nga ndërtesat më të rëndësishme historike e kulturore në Kosovë.

Hamami i madh, shërbente për dy gjinit, si një ndër vendet më vizituara për pastrim, relaksim dhe socializim.

Hamami i madh është një nga ndërtesat e pakta të mbetura nga Preandoria Osmane.

Për disa vite ishte i mbyllur dhe ishte në restaurim të bëhej muze i Prishtinës.

Në kuadër të “Manifesta 14 Prishtina”, hamami i madh është shndërruar në një nga vendet më të vizituara ku ka rreth 200 vizitorë në ditë.Shumica e vizitorëve janë shtetas të huaj.

Aktualisht në hamamin e madh është ekspozuar puna e artistes japoneze Chiharu Shiotan, ku ka ekspozuar mijëea fjali, me të cilat autorja thotë se çdo njeri mund ta gjejë vetën. Fjalit i ka vendosur në shumë fije të kuqe, ku ajo asocion se fijet e kuqe traspetojnë gjakun, trupin dhe marrdhëniet mes njerzëve, shkruan “Kosovarja”.

Autorja japoneze Chiharu Shiota, përdorë shprehjen :”Tell your story”-tregoma rrëfimin tënd, ku secili nga vizitorët mund të gjejë diçka nga fjalit e saj të shprehura nën fije të kuqe.

Manifesta 14 Prishtina,sjelli mijëra vizitorë nga vende të ndryshme, duke dhënë mbështetje si ekonomike, artistike dhe kulturore gjithë Kosovës./Kosovarja/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco