Vapë e madhe sot në Kosovë, temperaturat deri në 37 gradë

Vapë e madhe sot në Kosovë, temperaturat deri në 37 gradë

08:28, 19/08/2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë ekstrem lartë. Gjatë vikendit parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar”, bëhet e ditur nga Instituti.

“Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike. Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco