Takimi Kurti-Vuçiç/ Ymeri: E rëndësishme të ulen tensionet në terren! Mesazhi i NATO-s i qartë

17:44, 18/08/2022

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ish-kryetari i LV, Visar Ymeri ka folur për takimin e Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel si dhe për dialogun, mes tensioneve ndërmjet dy vendeve. 

Ymeri ka theksuar se pritshmëritë në Kosovë nuk janë për një marrëveshje finale, por që të paktën të kemi një marrëveshje që i ul tensionet në terren dhe që ndërron gjuhën që përdor presidenti i Serbisë, një gjuhë luftë-nxitëse, kërcënuese, frikësuese. 

Ish-kreu i LV është ndalur edhe te takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, i Kurtit dhe Vuçiç, duke e quajtur takimin më të rëndësishëm, pasi mesazhi që ka ardhur nga NATO ka qënë i qartë dhe i domosdoshëm që të mos lejojë askënd që të sfidojë sado pak sigurinë në rajon.

Ymeri: Mendoj se kjo marrëveshje që të mos flasin për publikun është një hapsirë e re që krijohet për të arritur një marrëveshje e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për situatën ku jemi, nuk po flas për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por të paktën që të kemi një marrëveshje që i ul tensionet në terren dhe që ndërron gjuhën që përdor presidenti i Serbisë, një gjuhë luftë-nxitëse, kërcënuese, frikësuese. Dhe nga ana tjetër që të kemi një marrëveshje se si do të zgjidhet cështja e tabelave dhe dokumentave që zoti Kurti është zotuar që të fillojë zbatimi prej 1 shtatorit të këtij viti. 

Ajo që është parë dje pas takimit me Sekretarin e NATO-s i cili është një prej takimeve më të rëndësishme në kohën që jemi, por si Kurti dhe presidenti serb kanë mbajtur të njëjtin diskurs. Mesazhi që ka ardhur nga NATO ka qënë i qartë dhe i domosdoshëm që të mos lejojë askënd që të sfidojë sado pak sigurinë në rajon. Ky është një hap pozitiv i ndërmarrë nga NATO për ti treguar mesazhin Beogradit që në anjë mënyrë nuk do të lejohet asnjë sjellje që do të sjelli konflikt në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco