Policia identifikon një veturë të falsifikuar në Vërmicë

Policia identifikon një veturë të falsifikuar në Vërmicë

16:56, 10/08/2022

Stacioni Policor Kufitar në Vërmicë, sot gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë ka ndaluar një veturë të tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë me drejtues D.K viti i lindjes 1989 shtetas i Shqipërisë. 

Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë për kontroll më të detajuar.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, kanë bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ka ndërhyrje tek numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë nderhyrje mekanike në numerin e shasisë së automjetit, si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco