Shoferi i postës së shpejtë inskenon grabitjen e mbi 900 eurove, arrestohet

Shoferi i postës së shpejtë inskenon grabitjen e mbi 900 eurove, arrestohet

09:35, 09/08/2022

Është arrestuar punëtori i një poste të shpejtë në fshatin Mazgit të Obiliqit, nën dyshimin se ka inskenuar një grabitje parash.

Sipas njoftimit të policisë të martën, i dyshuari ka raportuar në polici se dy persona të maskuar ia kanë grabitur 970 euro, që pas hetimeve ka rezultuar të jetë inskenim.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco