Skandal në garën për kryeministër në Britani, një prej kandidatëve ua dërgonte gati mesazhet mbështetësve

Skandal në garën për kryeministër në Britani, një prej kandidatëve ua dërgonte gati mesazhet mbështetësve

22:42, 05/08/2022

Në Britaninë e Madhe ndërkohë që po zhvillohet gara për kreun e ri të konservatorëve dhe njëkohësish edhe kryeministrin e ri të Britanisë, një skandal është zbuluar në lidhje me kandidatin Rishi Sunak.

Si formë e kryerjes së fushatës së tij duket se Sunak ka zgjedhur një formë të mirë organizuar deri në detaje.

Mediat raportojnë se personave që janë mbështetës të kandidaturës së tij, i ka vajtur një mesazh i gatshëm ku kërkohej të plotësohej emri, vendbanimi dhe arsyeja se përse e mbështesnin zotin Sunak.

Gjithashtu mbështetësit kishin disa alternativa në lidhje me arsyen e mbështetjes, që përfshinte faktin që Sunak është i vetmi që mund të rindërtojë ekonominë, ka një plan për të mposhtur inflacionin dhe të mundë në zgjedhje laburistët.

“Emri im është… dhe jam nga… Arsyeja e se përse mbështes Rishi Sunak është sepse …(shkruani një arsye), ose

Alternativat e mundshme:

-Ai është i vetmi kandidat që do të rindërtojë ekonominë tonë në mënyrë që të ulen taksat.

– Është i vetmi kandidat që mund të mundë laburistët në zgjedhjet e përgjithshme

-Ai mund të mbrojë Brexit dhe do të dëgjojë zërin e qytetarëve

– Ai ka një plan për të mposhtur inflacionin”, shkruhet në mesazhin që ju dërgohet mbështetësve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco