Ambasadori Riu: Jemi të interesuar ta rrisim praninë e muzikës italiane këtu në Kosovë

Ambasadori Riu: Jemi të interesuar ta rrisim praninë e muzikës italiane këtu në Kosovë

18:08, 05/08/2022

Sot, ambasadori italian në Kosovë Antonello De Riu së bashku me artistin Mahmood mbajti konferencë për media.

Ai këtë konferencë e mbajti para përformancës të artistit italian në festivalin ‘Sunny Hill’, shkruan lajmi.net.

Ambasadori theksoi se janë të interesuar ta rrisin praninë e muzikës italiane në Kosovë.

“Jemi të interesuar ta rrisim praninë e muzikës italiane këtu në Kosovë”, tha ai ndër tjerash.

Po ashtu ai tha se falë bashkëpunimit me drejtorin e ‘Sunny Hill’ Dukagjin Lipa, sot do përformojë artisti Mahmood. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco