Prodhuesit e betonit i shkruajnë Kurtit: Çmimi për ton ka shkuar nga 90, në 150 euro

Prodhuesit e betonit i shkruajnë Kurtit: Çmimi për ton ka shkuar nga 90, në 150 euro

14:59, 05/08/2022

Prodhuesit e betonit në Kosovë kanë thënë se rritjet e çmimeve gjatë këtij viti e kanë bërë të papërballueshme mbarëvajtjen e procesit të punës së tyre.

Kështu kanë thënë ata përmes një letre që ia kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti, ku kanë shtuar se çmimi nga 90 euro për ton sa ishte në janar, tash është rritur deri në 150 euro për ton.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërtimtarisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, thuhet përveç tjerash në letër.

Problemi rritët edhe më shumë, kur, sipas tyre, kontratat e mëhershme për furnizim me beton me çmime të vogla në këtë kohë, po iu shkakton humbje.

“Kërkojmë nga autoriteti i konkurrencës që të hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtarë, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk e kanë ngritur çmimet, por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”.

Ata ndër tjerash edhe kanë paralajmëruar qeverinë se nëse nuk merren masa, atëherë atyre u duhet ta ndërpresin aktivitetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco