Policia që shkaktoi tragjedinë në Himarë del sot para gjykatës, kjo është akuza ndaj tij

Policia që shkaktoi tragjedinë në Himarë del sot para gjykatës, kjo është akuza ndaj tij

09:25, 05/08/2022

Ish-efektivi Arjan Tase do të dalë sot në orën 10:30 para Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë.

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Tase u arrestua 3 ditë më parë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje në breg të detit nga skafi i fuqishëm që drejtohej prej tij.

Një ditë më parë Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Neni 76 i kodit penal parashikon që kjo vepër penale të dënohet me burg nga 10 deri në 20 vite.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco