Çka do të ndodhë sot në Kosovë? Këto janë ngjarjet e ditës

Çka do të ndodhë sot në Kosovë? Këto janë ngjarjet e ditës

08:16, 05/08/2022

Për sot, e premte datë 5 gusht janë paraparë vetëm pesë ngjarje si më poshtë.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton peticionin nga OJQ “Duka Vita’’. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 9:30).

Mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve donacion nga KFOR-i Italian. (Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ambasadori italian, Antonello De Riu) (Administrata Qendrore Salla e konferencave, ShSKUK, ora 10:00).

EC Ma Ndryshe mban konferencë për media, ku do të publikojë gjetjet e hulumtimit “Raport monitorimi i sektorit të mjedisit” për nivelin qendror (Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) dhe për shtatë komunat më të mëdha (Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Mitrovicën, Ferizajn, Gjakovën dhe Gjilanin) (Zyrat e EC Ma Ndryshe në Prizren, ora 11:00). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco