Jepen detaje: Ngjarjet në veri, një nga arsyet pse ambasadori britanik shkoi në Qeveri

Jepen detaje: Ngjarjet në veri, një nga arsyet pse ambasadori britanik shkoi në Qeveri

14:25, 03/08/2022

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka folur për takimin e sotëm në objektin e Qeverisë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Abbott, ka bërë të ditur se temë diskutimi ishin edhe ngjarjet e fundit në veri

Ai shtoi me anë të një postimi në Facebook se është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët e saj për situatën gjatë dimrit për energji elektrike.

Ndryshe, përveç takimit me Bislimin të ambasadorit britnik, ai amerikan u takua me kryeministrin Kurti, e për të cilin s’kanë dalë ende detaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco