Kush janë zyrtarët e VV-së në Podujevë që kanë përplasje më Bulliqin, pritet shkarkimi i tyre

Kush janë zyrtarët e VV-së në Podujevë që kanë përplasje më Bulliqin, pritet shkarkimi i tyre

12:35, 03/08/2022

Marigona Lahu, nënkryetare e komunës së Podujevës dhe Pajtim Balaj, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë dy nga zyrtarët e lartë që pritet të shkarkohen nga pozitat e tyre në komunë.

Burimet tona kanë treguar se këta të fundit kanë pasur përplasje javë më parë me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Raportet mes tyre kanë pasur krisje ashtu siç i pari i komunës kishte pasur edhe me drejtorin e Inspeksionit, Besnik Mulliqi, i cili u shkarkua ditën e djeshme.

Shkarkimi i Mulliqit erdhi vetëm pak orë pasi i njëjti nisi një aksion për rrëzim të objekteve pa leje afër liqenit të Batllaves.

Të hënën kryeministri Albin Kurti vizitoi komunën e Podujevës, ku u prit nga nënkryetarja Marigona Lahu, drejtori Pajtim Balaj dhe disa zyrtarë të tjerë të VV-së, por aty nuk u pa edhe i pari i komunës Shpejtim Bulliqi.

IndeksOnline gjatë ditës së djeshme ka tentuar të marr një deklaratë nga Bulliqi për zhvillimet e fundit në Podujevë, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco