Gashi: Mungesa e udhëheqjes nga BE në dialog, rrit oreksin për destabilizuar Kosovën

Gashi: Mungesa e udhëheqjes nga BE në dialog, rrit oreksin për destabilizuar Kosovën

11:57, 03/08/2022

Kryetari i Institutit për Marrëdhënie të Jashtme, Alush Gashi, ka përmendur disa faktorë që mund ta destabilizojnë Kosovën.

“Dialogu i zbehtë në mes Kosovës dhe Serbisë, mungesa e lidershipit evropian dhe qetësimi [përkëdhelja] e Serbisë rrit oreksin për përpjekje për ta prishur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Twitter.

Ai ka thënë se këto mangësi mund t’i përdorë Rusia për të nxitur destabilitet më të gjerë.

Gashi ka qenë vite më parë ministër i Shëndetësisë dhe së fundmi këshilltar në qeverinë me kryeministër Avdullah Hotin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco