Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun

Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun

10:49, 03/08/2022

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët, nën dyshimin për plagosjen e dy policëve në Skenderaj.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokurorja ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre (3) personat që gjenden në paraburgim”, ka thënë Preteni për Reporteri.net.

Ish-deputetit Lushtaku dhe dy familjarëve të tij iu caktua paraburgimi nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas  prokurorisë  ekziston dyshimi i bazuar se “F.L., A.L. dhe N.L., me datë 2 korrik rreth orës 23:45 në Skenderaj kanë sulmuar dy zyrtarë policor të stacionit policor në Skenderaj që kanë qenë në detyrë zyrtare dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policor dhe njëri nga zyrtarët është goditur me predhë të armës në këmbë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco