Arrestohet pasi posedonte 11 qese me narkotikë

Arrestohet pasi posedonte 11 qese me narkotikë

10:07, 03/08/2022

Është arrestuar në Fushë Kosovë një i dyshuar, i cili pasi ka arritur njësia policore i njëjti i ka hedhur 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 9.27 gram, të cilat janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.

“Fushë Kosovë 02.08.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pasi ka arritur njësia policore i njëjti i ka hedhur 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 9.27 gram, të cilat janë sekuestruar nga zyrtarët policorë. Me urdhër të gjyqtarit është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 461.70 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco