Martesa e vëllait me partnerin e tij nxiti debat, Kusari – Lila flet për ofendimet dhe gjuhën fyese

Martesa e vëllait me partnerin e tij nxiti debat, Kusari – Lila flet për ofendimet dhe gjuhën fyese

07:56, 02/08/2022

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka qenë e ftuar në emisionin e verës në T7 ku ka folur për çështje të ndryshme.

Ajo ka folur edhe martesën e vëllait të saj, që u komentua edhe në Kosovë.

“Nuk e kemi vendos në pikëpyetje orientimin e tij seksual, e kemi pranu edhe e kemi mirkuptu. Qka më ka shqetësu ka qenë lehtësia e gjuajtjës së një lajmi të tillë dhe ushqimi i gjuhës ofenduese dhe fyese. Më ka dhimtë shumë për komunitetin në Kosovë. Unë e di që qëllimi nuk ka qenë vllai im, por une dhe Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.

“Asnjëherë nuk kam hezitu me shpreh mbështetjen tem publike për komuitetin LGBTQI në Kosovë. Asnjëri nuk lindemi të njejtë, duhet me jap diversitetin në shoqëri që i pranon. Dikush mundet mos mu pajtu por nuk mundet me e mohu të drejtën e tyre”, tha Kusari Lila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco