Nxituan me bidonë të mbushin naftën te autoboti i rrëzuar, gëzimi u kthehet në tragjedi

Nxituan me bidonë të mbushin naftën te autoboti i rrëzuar, gëzimi u kthehet në tragjedi

21:58, 01/08/2022

Një aksident kthehet në tragjedi në Libi. Këtë radhë jo për nga përplasja, por nga instikti për të fituar qyl.

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 70 u plagosën, pas përplasjes së një autoboti që transportonte naftë.

Ngjarja ndodhi në qytetin jugor Shaba, ku pasi autoboti u përplas, nafta nisi të derdhej në rrugë dhe dhjetëra persona që ndodheshin aty nxituan për të marrë “arrin e zi”. Por shumë shpejt gjithçka u kthye në tragjedi, pasi nafta shpërtheu në flakë për shkak të nxehtësisë së motorit.

Autoritetet përdorën helikopterët për të transportuar personat e plagosur drejt spitalit, ndërsa për të përballuar fluksin u kërkua dhe ndihma e kirurgëve nga Tunizia.

Libia është përballur me kriza të njëpasnjëshme të furnizimit me naftë që prej vitit 2014, kur vendi u zhyt në luftë civile pas kryengritjes që rrëzoi liderin Muammar Gaddafi në 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco