Nagavcit i kërkohet anulimi i Udhëzimit Administrativ që ndalon vajzat me mbulesë në shkolla

Nagavcit i kërkohet anulimi i Udhëzimit Administrativ që ndalon vajzat me mbulesë në shkolla

20:49, 01/08/2022

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, ka thënë se i është drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me një këkërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ, përmes të cilit është ndaluar paligjshëm dhe arbitrarisht pjesëmarrja e vajzave me mbulesë në procesin mësimor.

Postimi i plotë i tij:

Sot i jam drejtuar ministres së Arsimit znj. Arbërie Nagavci me një kërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ, përmes të cilit është ndaluar paligjshëm dhe arbitrarisht pjesëmarrja e vajzave me mbulesë në procesin mësimor.

Ajo dispozitë edhe ashtu është dispozitë absolutisht e pavlefshme, por që formalisht do duhej fshirë nga Udhëzimi Administrativ, me qëllim që të kursehemi nga situatave të panevojshme. 
Marrë parasysh se ministria nuk po e bën një gjë të tillë sipas detyrës zyrtare, ashtu si parashihet me ligj, shpresoj që do ta përmbushin këtë detyrim ligjor pas kësaj kërkesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco