Policia për situatën në veri: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve, do të vazhdojmë realizimin e detyrave

Policia për situatën në veri: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve, do të vazhdojmë realizimin e detyrave

20:06, 01/08/2022

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se tashmë janë larguar të gjitha barrikadat që serbët kishin vendosur në rrugët që qojnë drejt dy pikë-kalimeve kufitare, atë të Jarinjes dhe të Bërnjakut.

“Bazuar në informacionet zyrtare të pranuara nga Departamentet policore si dhe nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Veri, të gjitha barrikadat të cilat ishin të vendosura në rrugët në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë larguar”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu u tha se pas largimit të barrikadave dhe lirimit të rrugëve për qarkullim, tani të dy pikë kalimet kufitare janë hapur për qarkullim dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe mallrave, shkruan Syri.net Kosova.

“Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore konform procedurave të parapara ligjore, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco