Ministri i Mbrojtjes: Serbia po përkëdhelet në mënyrë absurde nga Bashkimi Evropian

Ministri i Mbrojtjes: Serbia po përkëdhelet në mënyrë absurde nga Bashkimi Evropian

18:00, 01/08/2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka quajtur destruktive qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, ndërkaq qëndrimin e Bashkimit Evropian si përkëdhelje absurde ndaj fqinjit të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

“Për fat të keq edhe pas rënies së bllokut komunist të lindjes, strukturat vendimmarrëse të BE-së, nuk ishin të përgjegjshme ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Lejuan dhe flirtuan me mbetjen e ish-Jugosllavisë të udhëhequr nga Serbia e cila me politikën e saj hegjemoniste të udhëhequr nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, shkaktoi vuajtje, vdekje e shkatërrime në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosovë, më të mëdhatë dhe më të tmerrshmet që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Sipas tij, kjo qasje e BE-së e ka ushqyer Rusinë që ta ringjallë hegjemoninë e saj, dhe se BE-ja ka krijuar terren të përshtatshëm për probleme serioze të ringjalljes së forcave ultranacionaliste serbe në Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Postimi i plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco