Alarmante, QKUK-së po i largohen specialistët, 6 pediatër u larguan sot nga Pediatria

Alarmante, QKUK-së po i largohen specialistët, 6 pediatër u larguan sot nga Pediatria

17:27, 01/08/2022


Analistja Zana Avdiu ka thënë se dy javë më parë nga QKUK janë larguar 3 specialistë nga klinika e ORL-së, ndërsa sot janë larguar 6 pediatër nga Pediatria.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se QKUK po mbetet pa specialistë e qytetarët detyrohen që të shkojnë në klinika private, ku çmimet janë tejet të larta.

Ndërsa që pagat nuk janë rritur.

Postimi i saj i plotë:

Para dy javeve nga QKUK u larguan 3 specialiste nga klinika e ORL-se. E sot kokan largu 6 pediater nga Pediatria.

Nga keq, ne shume me keq. QKUK, po mbetet pa mjeket specialiste. E qytetari i Kosoves, nuk ka me pas mundesi tjeter, vec te shkoje ne klinikat private.

A e dini sa eshte rrite cmimi i kontrollave? 30-50 euro, vetem per vizite specialistike. 

Po, analizat e testet tjera, nuk e mbylle hic nen 200 euro. Pra, per kontrollat e testet bazike..Po rrogat a jane rrite? Jo!

Qysh me u kujdes per shendetin, e per sherimin?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco