Hiqen të gjitha barrikadat, tash policia kontrollon kufijtë

Hiqen të gjitha barrikadat, tash policia kontrollon kufijtë

16:20, 01/08/2022

Sipas situatës në terren, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq një kilometër pranë pikës kufitare në Jarinjë, të gjitha barrikadat janë larguar.

Po ashtu, barrikadat janë larguar edhe për në pikën kufitare në Bërnjak.

Policia kufitare tani ka dalë në pika e kalimit në kufi.

Gazetari i Klan Kosovës, i cili ka qëndruar afër Jarinjës, ka mësuar se e gjitha kjo ka ardhur pas një vendimi të kryetarit të Listës Serbe, i cili iu ka thënë se duhet të tërhiqen.

Atje tani është situatë e qetë ka shumë pak lëvizje, pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco