Vulin: SHBA-ja ka ndikim të madh në Kosovë, pres që ta bindin Kurtin që ta arrijë një zgjidhje

Vulin: SHBA-ja ka ndikim të madh në Kosovë, pres që ta bindin Kurtin që ta arrijë një zgjidhje

14:56, 01/08/2022
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se “muaji i ardhshëm duhet të shfrytëzohet për marrëveshje dhe diplomaci”, derisa ka theksuar se “unë pres që Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar se kanë ndikim të madh në Kosovë, të vazhdojnë ta përdorin këtë ndikim për të mirë, të vazhdojnë ta përdorin ndikimin për ta bindur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin që të arrijë një zgjidhje’’.
‘’Në thelb, kjo nuk është çështje mes Prishtinës dhe Beogradit, por është një çështje mes Beogradit e BE-së dhe shteteve që kanë ndikim në Kosovë. Shpresoj që këtë muaj të kemi bisedime që do të çojnë në arritjen e paqes në Kosovë”, tha Vulin.
Ai tha se nuk pret asgjë nga Prishtina, por pret që Bashkimi Evropian – nën ndërmjetësimin e të cilit u arritën dy marrëveshje për formimin e Asociacionit – të formojë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vulin porositi serbët në Kosovë se “nuk duhet t’i besojnë Prishtinës dhe duhet t’i besojnë Serbisë së tyre dhe presidentit Aleksandër Vuçiç”.
Vulin theksoi se bashkësia ndërkombëtare veçse ka pasur një reagim adekuat sa i përket tensioneve në Kosovë.
“Ata gjithmonë do të jenë në anën e Kosovës, por ka disa çështje kur nuk mund të jesh”, shtoi Vulin
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco