Pamje nga pika kufitare në Jarinjë

Pamje nga pika kufitare në Jarinjë

13:51, 01/08/2022

Rruga që çon për një Jarinjë tashmë është zhbllokuar, mirëpo pika kufitare mbetet e mbyllur për qarkullim. Kjo pasi pala serbe filloi bllokimin e rrugëve në drejtim të Jarinjës e Bërnjkut, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit

Gazetari i t7, nga vendi i ngjarjes, raporton se pika kufitare vazhdon të jetë e mbyllur, derisa në të anët e kufirit ka njerëz që presin ta kalojnë atë.

Ai raporton që situata është e qetë. Aty ka vetëm doganierë, ndërsa asnjë polic nuk është parë afër pikës kufitare. /GazetaExpress/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco