Situata e tensionuar në veri të Kosovës, BE: Stop veprimeve të njëanshme

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, BE: Stop veprimeve të njëanshme

13:35, 01/08/2022

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme, Peter Stano, është shprehur se po ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai është shprehur se kushdo që është i përfshirë në këtë çështje duhet të qëndrojë i qetë, pasi çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëashëm vë në pikëpyetje stabilitetin dhe sigurinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

“Ne po i ndjekim me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës. Kushdo që është i përfshirë duhet të qëndrojë i qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që vë në pikëpyetje stabilitetin dhe sigurinë dhe që pengon lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, duhet të ndërpritet menjëherë.” është shprehur Stano, shkruan Tgcom.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco