'Ballist' Morina reagon pas tensioneve në veri të Kosovës

'Ballist' Morina reagon pas tensioneve në veri të Kosovës

13:22, 01/08/2022

Tifozi i i Kombëtares së Shqipërisë, Ismail Morina i njohur ndryshe si “Ballisti” përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar pas tensioneve në Mitrovicën e Veriut.

“Ballisti” në postimin e tij ka postuar një fotografi të logos së Policisë së Kosovës dhe ka shkruar: ”Forca djelmosha!!!”.

Kujtojmë që dje prej orës 18:00 në qendër të Mitrovicës së Veriut kanë filluar të dëgjohen sirenat, të cilat shërbejnë që të lajmërojnë serbët që të organizohen për rezistencë.

Ndërsa, pas raportimeve se është plagosur një polic dhe dy qytetarë, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar dhe e ka mohuar këtë.

Por, në komunikatën tjetër të PK’së është bërë e ditur se ka pasur të shtëna me armë në drejtim të tyre.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco