Kritika të ashpra ndaj Kurtit pas tërheqjes për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë

Kritika të ashpra ndaj Kurtit pas tërheqjes për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë

13:09, 01/08/2022

Qeveria e Kosovës ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Ky Paralajmërimi i qeverisë, për zbatimin e vendimit për reciprocitet në targat dhe dokumentet me Serbinë, sollën situatë të tensionuar dje në veriun e Kosovës. Disa qytetarë serb në veri, vendosën barrikada në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si dhe u raportua për të shtëna me armë.

Grupe të ndryshme të komunitetit serb si zakonisht u mobilizuan dhe filluan barikadimin  e rrugëve që qojnë për në dy pikat kufitare atje, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Por pas gjithë hallakamës që  u bë në orët e mbrëmjes së dielës, Kurti pas një bisede me ambasadorin amerikan Jeff Honiver u tërhiq, duke pezulluar vendimin deri me 1 shtator 2022.

E kjo zmbrapsje e Kurtit po kritikohet në Prishtinë.

Është profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu e ka ‘goditu’ Kurtin pas tërheqjes për reciprocitet me Serbinë.

Ai ka përdorur një fjalor të ashpër karshi këtij vendimi, duke e konsideruar si poshtërimi i dytë që ju bë vendit pas atij të 2012.

“Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më I madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës. Poshtërimin e parë shtetit të Kosovës ia ka bërë Hashim Thaçi kur u vra Enver Zymberi ndërsa ky është I dyti”.

Spahiu shton tutje se veprimi i djeshëm në fakt është poshtërimi më i madhi që ndodhi pas pavarësisë së vendit.

“Është më I madh se I pari sepse ndodhi më shumë vite pas pavarësisë kur institucionet është dashtë të jenë më të konsoliduara. Hera e dytë që amerikanët e nxjerrin qeverinë e Kosovës nga qenefi ku ka rënë me sy në ballë. Herën e parë e bëri amb. Chris Dell, ndërsa tani amb. Hovenier. Kur nuk ke kaqik me I shku deri në fund mos iu fut asaj pune fare” thekson profesori Spahiu.

 

Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç thotë ndërmarrjen e veprimeve të paplanifikuara mirë dhe të pakoordinuara si duhet.

“Sa i përket Qeverisë së Kosovës, aksioni i mbrëmshëm dëshmoi edhe një herë se vendimi për veprim ka qenë i paplanifikuar mirë dhe prandaj nuk arriti që të realizohet. Dështimi në realizimin e këtyre vendimeve të Qeverisë, po krijon një përshtypje që Veriu është i pamenxhueshëm dhe që situata atje është jashtë kontrollit të shtetit. Po ashtu, veprimet e Qeverisë do të duhej të ishin paraprakisht të koordinuara me miqtë tanë ndërkombëtarë, jo vetëm të ndëgjojnë ata në momentet e fundit të krizës. Aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti. Ato duhet të mirëmbahen dhe kultivohen me seriozitet.”, theksoi Çitaku.

Situatën e krijuar në veri të Mitrovicës ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati e sheh si shenja të destabilizimit në Kosovë dhe rajon.

Kastrati  tha se ajo që ndodhi në Veri është skenar i Rusisë që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit.

“Absolutisht unë mendoj se janë shenja të destabilizimit në Kosovë dhe në rajon. Ky është skenari i Rusisë nëpërmes Serbisë që dëshirojnë që Ballkanin ta mbajnë nën tensione për t’i arritur qëllimet e veta atje në pjesën ku janë duke luftuar Rusi-Ukrainë. Qëllimi final i Serbisë dihet që moti që nëpërmes agjentëve të vet dhe ekstremistëve lokal ta destabilizoj Kosovën dhe në fund si qëllim kryesor e kanë ndarjen e veriut të Kosovës dhe për t’i bashkangjitur Serbisë”, tha Kastrati.

Ish-komandanti i FSK pati kritika edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ai e konsideron papjekuri të qeverisë vendimin e fundit, pasi nuk u konsultua me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe as me ekspertë të sigurisë.

“Unë e përkrahi plotësisht reciprocitetin dhe mendoj që kjo që ka ndodhur mbrëmë ka ndodhur një papjekuri e qeverisë së Kosovës sepse një vendim e merr tash pas një ore e anulon. Unë e kuptoj ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por fillimisht është dashur që ai ( Kurti) të konsultohet edhe me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe me ekspertë të sigurisë që ai vendim të jetë i qëndrueshëm dhe të mos kthehet mbrapa”, shtoi ai.

Kastrati e quajti ‘poshtërim’ zmbrapsjen e qeverisë karshi vendimit që ka marr dhe kjo tani e vendos Kosovën në një situatë të pakëndshme.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh dhe deputet, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente.

Sipas tij, operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë.

“Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën. Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së theksoi se afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet.

“Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri. Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri. Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht”, theksoi Haradinaj.

Kurse esh-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka komentuar shtyerjen e reciprocitetit karshi Serbisë në afat prej 30 ditësh.

Ajo ka thënë se kjo ishte tërheqje taktike e kryeministrit Albin Kurti dhe kështu ndodh kur hyn në mal pa sakicë.

Sipas saj Serbia nuk po bën shaka.

Reagimi i saj:

Ishte “tërheqje taktike” e Albin Kurtit! Kështu është kur “hyn n’mal pa sakicë”! Serbia nuk po bën shaka!/Syri Kosova

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco