Spahiu ‘godet’ Kurtin: U zbythe nga reciprociteti me Serbinë

Spahiu ‘godet’ Kurtin: U zbythe nga reciprociteti me Serbinë

12:27, 01/08/2022

Profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu e ka ‘goditu’ Kurtin pas tërheqjes për reciprocitet me Serbinë.

Ai ka përdorur një fjalor të ashpër karshi këtij vendimi, duke e konsideruar si poshtërimi i dytë që ju bë vendit pas atij të 2012.

“Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më I madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës. Poshtërimin e parë shtetit të Kosovës ia ka bërë Hashim Thaçi kur u vra Enver Zymberi ndërsa ky është I dyti”.

Spahiu shton tutje se veprimi i djeshëm në fakt është poshtërimi më i madhi që ndodhi pas pavarësisë së vendit.

“Është më I madh se I pari sepse ndodhi më shumë vite pas pavarësisë kur institucionet është dashtë të jenë më të konsoliduara. Hera e dytë që amerikanët e nxjerrin qeverinë e Kosovës nga qenefi ku ka rënë me sy në ballë. Herën e parë e bëri amb. Chris Dell, ndërsa tani amb. Hovenier. Kur nuk ke kaqik me I shku deri në fund mos iu fut asaj pune fare” thekson profesori Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco