Rama kujtohet për Kosovën: Ishte një përshkallëzim i paarsyeshëm

Rama kujtohet për Kosovën: Ishte një përshkallëzim i paarsyeshëm

10:58, 01/08/2022

Kryeministri Edi Rama u kujtua më në fund për situatën e trazuar në Kosovë.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, i bëri një thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas tensioneve në veriun e Kosovës mbrëmjen e së dielës.

“Spanja ka një pozicion të ndryshëm për Kosovën, për arsye që lidhen me vetë Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre.

Por, sidoqoftë, ne kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë ka patur një përshkallëzim të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit.

Marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër, janë për t’u zbatuar, jo për t’u diskutuar. I bëj thirrje Presidentit të Serbisë që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës, që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që duhet zbatuar dhe është e vlefshme për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco