Grenell reagon sërish: Rusia nuk qëndron prapa tensioneve në veri, është Kurti

Grenell reagon sërish: Rusia nuk qëndron prapa tensioneve në veri, është Kurti

08:16, 01/08/2022

Ish-emisari i posaçëm për dialogun, Richard Grenell, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për krijimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Përmes një cicërime në Twitter, Grenell ka thënë se nuk është e vërtetë që Rusia qëndron prapa tensioneve në veri.

 “Çfarë po ndodh në Ballkan nuk është Rusia. Kushdo që ju thotë kështu po përpiqet t’ju manipulojë”, ka thënë Grenell.

“Bëhet fjalë për Albin Kurtin, i cili po tenton edhe një herë të fajësojë Serbinë”.

Grenell ka thënë se kryeministri Kurti “po jeton në të kaluarën”.

“Populli i Kosovës dëshiron paqe dhe punë, Albin”, ka deklaruar Grenell, teksa ka porositur Kurtin që të mos hyjë në konflikte të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco