Ministria e Jashtme del me njoftim për të gjithë ata që po udhëtojnë drejt Kosovës

Ministria e Jashtme del me njoftim për të gjithë ata që po udhëtojnë drejt Kosovës

00:03, 01/08/2022

INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT KOSOVËS.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës bëri një njoftim në mesnatë.

Policia e Kosovës ka mbyllur përkohësisht për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete pikat kufitare #Bernjak dhe #Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve.

Njoftohen të gjithë bashkëatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. 

Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e  frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco