Edhe Brnabiç si Vuçiç e Petkoviç: Fajtor është Kurti

Edhe Brnabiç si Vuçiç e Petkoviç: Fajtor është Kurti

23:39, 31/07/2022

Në sinkron, pas reagimit të Aleksandër Vuçiç (presidenti serb) e Petar Petkoviç (shef i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe), ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Edhe ajo, njëjtë si dy të parët, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e bërë atë fajtor për situatën në Veri.

“Gjithçka që shohim sot është rezultat i lëvizjeve të njëanshme të Kurtit”, thotë ajo.

“Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë nuk bënë absolutisht asgjë për të shkaktuar atë që po shohim sot. Përkundrazi, ky është epilogu i keqtrajtimit shumëvjeçar të serbëve në Kosovë dhe mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Në fakt, çfarë ka bërë Qeveria e Kosovës, është fillim i aplikimit të reciprocitetit. Nga 1 gusht, serbët që kalojnë në Kosovë duhet të pajisen me një letër të bardhë si dokument i njohjës së tyre, njëjtë sic prej vitesh bën Serbia me shqiptarët e Kosovës.

Por, Brnabiç, këtë e quan të padrejtë, derisa Kurtit i referohet si “turpi i Ballkanit të sotëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco