Reciprociteti me Serbinë unifikon spektrin politik kosovar

Reciprociteti me Serbinë unifikon spektrin politik kosovar

22:24, 31/07/2022

Parashihet që prej nesër Kosovë të vendos reciprocitetin ndaj Serbisë, në kuadër të dokumenteve dhe targave të automjeteve.

Por pikërisht sonte në veri të vendit situata është tensionuar.

Por kjo ka bërë që opozitë e pozitë të unifikohet në Kosovë.

Të gjithë liderët e partive opozitare kanë reaguar duke e përkrahur vendimin e Qeverisë për reciprocitet me Serbinë – shkruan Syri Kosova.

Është kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tensioneve në Veri të Mitrovicës.

Lumir Abdixhiku: Mbështesim Qeverinë për shtrirjen e ligjshmërisë në territorin e Republikës

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e mbështesin angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës.

Abdixhiku thotë se koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial.

Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri.

Barrikadat në Veri, Krasniqi i ashpër: Ka dy fjalë për ndërkombëtarët dhe pushtetin

Kurse Memli Krasniqi ka deklaruar se vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit janë të papranueshme.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë.

Kryetari i PDK-së tha se në mungesë të informatave zyrtare nga ana e qeverisë, “inkurajoj institucionet tona të sigurisë që të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në veri të vendit”.

Ai tha se këto veprime duhet të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët i ka ftuar që t’i monitorojnë dhe denoncojnë provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar.

“Ftoj qytetarët e komunitetit serb që të mos lejojnë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit tonë. Të gjithë duhet të punojnë për mbarëvajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët, duke garantuar lëvizjen e lirë për të gjithë”.

Haradinaj reagon pas tensioneve në Veri: Vendimi për reciprocitet i drejtë, qytetarët serbë ta ruajnë qetësinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tensioneve në Veri të Mitrovicës ku i jep mbështetje Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco