Reciprociteti me Serbinë, Molliqaj ka disa pyetje për Kurtin – kritikon opozitën

Reciprociteti me Serbinë, Molliqaj ka disa pyetje për Kurtin – kritikon opozitën

13:47, 31/07/2022

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e letërnjoftimeve dhe targave, që do të hyjë në fuqi nesër.

Ai pyeti se “kur jemi te reciprociteti me Serbinë, pse jo në fushën e tregtisë? Sepse më vështirë?”.

Ai shtoi se aty mund të preken interesa më të mëdha.

“Sikur ta kishin për qëllim reciprocitetin, atë do ta manifestonin edhe në fushat tjera shumë më vitale. Bilancin tregtar e kemi negativ. Importi nga Serbia vetëm sa është rritur”, shkroi Molliqaj.

Ai tha se Sfondi prej nga kjo qeveri po performon parimësinë është i natyrës konfliktuoze.

Ish-deputeti Molliqaj u shpreh se konfliktet e kontrolluara janë mashtrime me pasoja të pakontrollueshme.

“Pasiguria e tillë lëndon qytetarët, ngado. Kryeministri tash ka vendosur që ta thjeshtëzojë nocionin e sovranitetit. E ka varur për dokumente kalimi, targash, e nesër kush e di në çka! Por, marrëveshje përfundimtare nuk ka. Të paktën me këtë qasje”.

Ndërkohë theksoi se për keqardhje është edhe opozita parlamentare, duke e mbështetur pa kritikë dhe të zënë në faj, një udhë pa krye që sjell rreziqe.

“Ka zgjedhur elemente të vogla (në krahasim me madhësinë e marrëveshjes përfundimtare) për ta ushtruar pushtetin, kur dihet se kjo çështje ka nyjën të lidhur në dialogun”.

“Prej nga ky zell për respektim afatesh në vlugun e bisedimeve? A e forcon ky hap pozicionin e Kosovës në negociata, apo pushtetin e Kurtit brenda? Kosova e vogël për ambiciet e mëdha të Kurtit”, përfundoi Molliqaj në Facebookun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco