A foli vërtetë apo vetëm “inskenoi” Vuçiq me Lajçakun gjatë mbledhjes së kryesisë së SNS

A foli vërtetë apo vetëm “inskenoi” Vuçiq me Lajçakun gjatë mbledhjes së kryesisë së SNS

11:07, 31/07/2022

SNS e Vuçiq ka mbajtur mbrëmë mbledhje të kryesisë kur u diskutua që Vladimir Orliç të merr drejtimin e Kuvendit të Serbisë, përveç këtij vendimi e veçanta e mbledhjes ishte telefonata e Vuçiq kreut të SNS me të dërguarin e BE-së Lajçak në prani të gjithë kryesisë, ku në një moment Vuçiq u bë nervoz pas mësoi se e gjithë kjo që po ndodhë në Prishtinë ishte pjesë e marrëveshjes dypalëshe, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Si mëson Nova.rs nga burime brenda SNS, lideri i partisë në pushtet ka thirr diplomatin evropian në prani të kryesisë për të biseduar rreth situatës në Kosovë.

“Në të vërtetë kjo ishte shqyrtim dhe jo dialog. Vuçiq thirri Lajçakun në prani të anëtarëve të kryesisë dhe me te debatoi për situatën në Kosovë” ka thënë burimi i gazetës.

Sipas tij, Vuçiq dukej shumë i pa disponuar edhe nervoz kur erdhi në seli të partisë, duke deklaruar se duhej të bisedonte me Lajçakun.

Vuçiq në n jë moment ju tha të pranishmëve (sipas burimit të gazetës) se ka pasur një thirrje të humbur nga Lajçak dhe duhet të bisedojë me te.

“Askush nuk priti që ai ta bënte në prani të gjithëve dhe të gjithë do të dëgjojnë diskutimin e tyre” tha burimi.

Ai shtoi se Vuçiq në një moment iu drejtua drejtorit të zyrës për Kosovë Petkoviç, që po ashtu është anëtar i kryesisë së SNS, duke e pyetur për disa vendime që kanë të bëjnë lidhur me dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, pasi Lajçak i kishte thënë se çdo gjë që po ndodhë në Kosovë është pjesë e pajtimit mes dy palëve.

“Kur Petkoviç e konfirmoi këtë dhe se Lajçak ka të drejtë,Vuçiq ka reaguar me hishmrim. Por ajo që deri në fund nuk dihet nëse ishte vërtetë Lajçak në anën tjetër të telefonit, apo kjo ishte vetëm një tjetër shfaqje para anëtarëve të kryesisë, duke pasur parasysh se Vuçiq flet shpesh se bënë kujdes që mos të thotë secilin detal nga biseda dhe refuzon që ato biseda të komentoj publikisht” tha burimi i gazetës.

Përndryshe, si është paralajmëruar, Vuçiq në ora 11.00 do të i adresohet opinionit lidhur me situatën në Kosovë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco