Media serbe e quan skandaloze ndalimin e të rinjve serb me bluza me mbishkrim “Nuk ka dorëzim”

Media serbe e quan skandaloze ndalimin e të rinjve serb me bluza me mbishkrim “Nuk ka dorëzim”

09:32, 31/07/2022

Dy të rinj të nacionalitetit serb janë ndaluar nga Policia e Kosovës – njësia speciale në afërsi të Zubin Potokut pasi gjatë kontrollit u konstatua se mbanin veshur bluza me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” të shkruara mbi hartën e Kosovës me ngjyra të flamurit të Serbisë, ka njoftuar korrespodenti i RTS, transmeton “Kurir”, duke e quajtur skandaloze veprimet e Policisë.

“I kanë marr në pyetje, maltretuar dhe iu kanë marr bluzat, i kanë detyruara që bluzat të copëtohen në bazën policore në Bernjak dhe pasi iu kanë marr deklaratat u është shqiptuar fletëparaqitje me arsyetimin nxitje e urrejtjes nacionale edhe racore” kanë thënë burime të RTS.

Lidhur me ndalimin e dy serbëve kanë raportuar edhe mediet tjera, duke u thirr në burime të veta, ndërkohë sipas “Kurir” ende nuk ka prononcim të Policisë në Prishtinë lidhur me këtë rast.

Ka disa ditë që në lokacionet të ndryshme në veri të Mitrovicës janë vendosu edhe ngjitur fletushka kundër vendimit të Prishtinës që nga 1 gushti të nis ri-regjistrimi i automjeteve me tabela serbe në RKS si dhe pavlefshmërinë e letërnjoftimeve serbe gjatë hyrjes në Kosovë.

Në këto fletushka edhe pllakate shkruan “Nuk ka dorëzim, KM mbetet” dhe “Nuk ka dorëzim – letërnjoftimi serb mbetet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco