Si mendoni, a mund ta zë një veturë në këtë rrugë të Vushtrrisë?

Si mendoni, a mund ta zë një veturë në këtë rrugë të Vushtrrisë?

23:05, 30/07/2022

Fotografia e një rruge të shtruar në fshatin Studime të Vushtrrisë po komentohet me të madhe në rrjete sociale.

Kjo për shkak të gjerësisë së rrugës, e cila po ta shikosh mirë e me kujdes, duket se nuk e zë asnjë makinë, e lëre më dy.

Sidoqoftë, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po e mohon se kjo rrugë është projekt i tij.

Ai thotë se këto rrugë që po asfaltohen janë projekte nga qeveria e kaluar, dhe nuk mund të ndryshohet asgjë.

“Përshëndetje të gjithë juve që keni komentuar. Me respektin për secilin nga ju, ndjej obligim t’ju sqaroj, se të gjitha këto rrugë që janë duke u asfaltuar janë projekte nga qeveria e kaluar, dhe ne nuk mund të ndryshojmē asgjë”, ka thënë Idrizi në koment të një faqeje lokale që e ka publikuar fotografinë e rrugës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco