Raportohet vdekja e dytë nga lija e majmunit në këtë shtet

Raportohet vdekja e dytë nga lija e majmunit në këtë shtet

22:21, 30/07/2022

Spanja ka raportuar vdekjen e dytë nga lija e majmunit, vdekja e dytë e konfirmuar në vend dhe Evropë.

Spanja raportoi vdekjen e parë dje, pak pasi Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë Afrikës.

Në raportin e saj të fundit të shtunën, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend, raporton Guardian.

Viktima braziliane ishte një burrë 41-vjeçar, i cili, sipas ministrisë së shëndetësisë, vuante gjithashtu nga limfoma dhe një sistem imunitar i dobësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco