I kërkoi 800 euro për kalimin e provimit të patent shoferit, inspektorati arreston policin në Pejë

I kërkoi 800 euro për kalimin e provimit të patent shoferit, inspektorati arreston policin në Pejë

21:15, 30/07/2022

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të shtunën në Pejë një zyrtar policor pasi e ka kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

Sipas IPK-së, polici dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “ushtrim i ndikimit”.

Rasti ka ndodhur në një lokal në mbrëmjen e së shtunës.

Sipas hetimeve, polici kishte kërkuar 800 euro nga një qytetar që t’ia siguronte kalimin e provimit për patentëshoferë për kategorinë “B” në mënyrë të paligjshme.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco