Neonatologët kërkojnë edhe titull pediatrik

Neonatologët kërkojnë edhe titull pediatrik

20:56, 30/07/2022

Neonatologët janë të parët që përkujdesën për shëndetin e foshnjeve të porsalindura.

Me gjithë rëndësinë e këtij kuadri, specializime në këtë lëmi nuk ka pasur që 7 vjet, kjo siç thotë drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismajli, për shkak të barrierave ligjore që iu janë vendosur kësaj lëmi.

Nenonatologëve iu lejohet të punojnë vetëm me foshnje të moshës deri në  28 ditë.

Si shkak i kësaj, neonatologia Ismajli shpjegon se ky kufizim i ka privuar këta profesionistë të punojnë në sektorin privat, ani se e njëjta thekson se nenonatologjia është profil i pediatrisë apo degë sub-specialistike e saj. Megjithatë, ajo tregon se në klinikën e Neonatologjisë ka raste ku i trajtojnë foshnjat mbi 28 ditëshe dhe i ndihmojnë klinikat tjera në trajtimin e fëmijëve.

Ndonëse së fundmi Ministria e Shëndetësisë është duke bërë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrative ku rregullon ushtrimin e veprimtarisë shëndetësorë në institucione private, me anë të kësaj është propozuar  lejimi i ambulancave specilaistike neonatologjike.

Mirëpo këtë e kundërshtojnë neonatologët, me arsyetimin se tek qytetarët është krijuar përshtypja se këta specialistë trajtojnë vetëm të vegjlit deri në 28 ditë pas lindjes.

Ismajli e cila njëherësh është edhe anëtare e grupit punues në këtë udhëzim, thekson se e udhës është të ketë ambulancë specialistike pediatrike ku si profil janë edhe neonatologët.

E njëjta thekson se nëse këto nuk rregullohen, mosha mesatare e këtij kuadri është 50 vjeç dhe shërbimet në një të ardhme të afërt nuk mund të jenë prej më të mirave.

Shoqata e Neonatologëve pret reflektimin nga Ministria e Shëndetësisë, ose në të kundërtën thonë se do të protestojnë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco