MAShT gjen zgjidhje për telashet me librat e amzës

MAShT gjen zgjidhje për telashet me librat e amzës

20:45, 30/07/2022

Rreth 15 mijë e 600 raste të problemeve me verifikimin e diplomave janë zgjidhur nga komisioni i formuar nga Ministria e Arsimit.

Anëtari i komisionit, Valdrin Dervishaj, tha se janë duke i evidentuar të gjitha shkeljet procedurale dhe penale të cilat janë shkaktuar gjatë procesit të dorëzimit pranimit, apo evidentimit të studentëve në sistem apo libra amëz.

Të gjeturat këta po i adresojnë edhe në organet e rendit.

Sipas Dervishajt, probleme të tilla kanë hasur edhe në institucionet publike edhe në ato private.

Nga këto të fundit, Kolegji “Iliria”, ka  disa vite që merret me një telash të tillë, e që sipas tyre kohë më parë librat amëz i janë zhdukur brenda MAShT-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco