ShBA-ja do zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

ShBA-ja do zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

20:17, 30/07/2022

Posa ateruan në Prishtinë ndalesa e parë ishte salla e konferencave në aeroportin “Adem Jashari”.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, menjëherë pas kthimit nga vizita pesëditore në ShBA, para gazetarëve folën për marrëveshjen 200 milionëshe të nënshkruar atje dhe bisedën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në takimin që u quajt fort i veçantë e që synim kishte thellimin e partneritetit mes dy shteteve, Kosova mori garancinë amerikane për përkrahje në integrimin euro atlantik.

Presidentja mohoi se me Blinken u fol edhe për “Ballkanin e Hapur”, por pranoi se u çel tema e Manastirit të Deçanit vendimin për të cilin nikoqiri tash e një kohë kërkon të zbatohet.

Më dakord se për këtë çështje dy vendet janë për dialogun i cili pajtohen se duhet të përfundojë me njohje reciproke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco