Tri shkolla të reja do të ndërtohen në Mati 1, Sofali dhe Veternik

Tri shkolla të reja do të ndërtohen në Mati 1, Sofali dhe Veternik

19:34, 30/07/2022

Në Prishtinë pritet të ndërtohen edhe tri shkolla të reja. Njëra do të jetë në lagjen Sofali, një në Veternik dhe tjetra tek Mati 1.

Banorët e lagjes Mati 1 ndërtimin e shkollës po e shohin si lehtësim, pasi sipas tyre kjo zonë e kryeqytetit është goxha e populluar dhe kanë shumë nevojë për një shkollë.

Nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë thanë se nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e këtyre tri shkollave do të bëhet për dy javë dhe se shuma e buxhetit të ndarë është 10.300.000 euro.

Komunarët thonë se ndërtimi i këtyre objekteve arsimore do të rrisë cilësinë në nivelin parauniversitar duke zvogëluar numrin e nxënësve në klasa.

Në ndërkohë kompanitë e ndërtimit nuk dhanë detaje për punimet që pritet t’i bëjnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco