Rinovimi i kullave në Ulpianë, Rama: Do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Rinovimi i kullave në Ulpianë, Rama: Do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

20:03, 29/07/2022

Perparim Rama kryetar i Prishtinës, ka thënë se soliterët e Ulpianës po rinovohen, gjë që do t’i bëjë ata me pamje të bukur.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se përveç pamjes së bukur, izolimi termik me masa eficiente të energjisë do të mundësojë uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit.

Po ashtu kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Soliterët e Ulpianës po renovohen!

Përveç se soliterët do të kenë një pamje më të bukur, izolimi termik me masa efiçiente të energjisë do të mundësojë uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kryeqytet.

Intervenimi ka qenë i domosdoshëm për kullat ikonë të Ulpianës, dhe jam shumë i lumtur që bashkë me Millennium Foundation Kosovo jemi duke e mbështetë një projekt të tillë, nëpërmjet programit #SEEK të financuar nga Millennium Challenge Corporation – MCC, nga i cili do të përfitojnë 270 familje.

Sot, u takuam në punishte bashkë me Drejtorin e MFK-së, Petrit Selimi, Zëvendësdrejtoreshën e MCC për Kosovë, znj. Caitlin Reichart dhe eskpertë nga MFK, për të parë nga afër procesin e punës. /Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco