Bislimi merr pjesë në certifikimin e ushtarëve të FSK-së, i falëndeorn për përushtimin fisnik ndaj vendit

Bislimi merr pjesë në certifikimin e ushtarëve të FSK-së, i falëndeorn për përushtimin fisnik ndaj vendit

19:45, 29/07/2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e betimit dhe certifikimit e 251 ushtarëve të rinj të FSK-së, të organizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Siç bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi, në këtë ceremoni, është shënuar edhe një arritje e përbashkët.

“…ajo e rritjes së personelit ushtarak, ku brenda një viti jemi me mbi 1000 ushtarakë më shumë. Qeveria e Republikës së Kosovës është krenare për të gjithë personelin ushtarak dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e vendit dhe sigurimin e paqes”, thuhet në komunikatë.

“Një nga objektivat e kësaj Qeverie është dhe anëtarësimi në aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Republika e Kosovës, së bashku me partnerët e saj perëndimorë dhe demokratik, ka vizionin afatshkurtër dhe afatgjatë të promovimit dhe kontribuimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi të gjithë ushtarët e rinj për përkushtimin e tyre fisnik ndaj vendit dhe i uroi suksese të mëtejshme në angazhimin e tyre”, thuhet tutje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco