Me qeverinë Kurti investimet kapitale janë më të ulëtat në 10 vitet e fundit

Me qeverinë Kurti investimet kapitale janë më të ulëtat në 10 vitet e fundit

16:30, 29/07/2022

Instituti “GAP” ka publikuar disa të dhëna për investimet kapitale në Kosovë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.

Këto investime kapitale përfshijnë investimet edhe në nivelin qendror edhe në atë lokal.

Këto të dhëna të ofruara nga “GAP”, krahasojnë investimet kapitale që nga viti 2012 deri në këtë vit, pra 2022.

Ajo çfarë bie në sy është se si në nivel qendror por edhe në atë lokal, investimet kapitale kanë qenë në nivelin më të ulët në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kohë në të cilën qeveria udhëhiqet nga Albin Kurti.

“Rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore dhe politikat qeveritare kanë bërë që realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 të jetë më i ulëti në dekadën e fundit”, thuhet nga “GAP”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco