Rezervën shtetërore ende s’e kemi audituar, raporti i auditmit të buxhetit del në shtator, thotë Spanca

Rezervën shtetërore ende s’e kemi audituar, raporti i auditmit të buxhetit del në shtator, thotë Spanca

15:46, 29/07/2022

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se si zyrë janë në proces të auditimit të raportit vjetor financiar të buxhetit të shtetit.

“Jemi në përfundim të raportit dhe tashmë e shohim edhe gjendjen në aspektin ekonomik, sa është deficit i shtetit. Me aq sa jam e njoftuar, qeveria e ka respektuar deficitin buxhetor të lejuar me ligji dhe limitin e lejuar të borxhit publik”, është shprehur Spanca për emisionin Portofol.

“Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në fillim të shtatorit”, ka shtuar ajo.

Lidhur me rezervën shtetërore, Spanca ka treguar se ende nuk e kanë bërë auditimin e kontratave për shtimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco