Pesë vjet që nga themelimi i “Alternativës”, sot organizojnë pritje

Pesë vjet që nga themelimi i “Alternativës”, sot organizojnë pritje

07:41, 27/07/2022

Alternativa e Mimoza Kusari-Lilas shënon pesë vjetorin e themelimit.

E në rastin e këtij shënimi, ky subjekt politik do të organizojë pritje duke filluar nga ora 19:00.

 

Subjekti politik në fjalë është brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht kryetarja e kësaj partie është shefe e grupit më ta madh parlamentar, LVV-së.

Në fillim themelues i Alternativës ishte edhe Ilir Deda, por më vonë ai ishte larguar.

E Mimoza-Kusari thotë se subjekti i saj funksionon, edhe pse aktivitetet e “Alternativës”, janë të radha dhe numri i anëtarëve është po ashtu minor.

Sipas kryetares së saj, Kusari-Lilas, kjo parti politike i promovon vlerat dhe parimet liberale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco